Gazetar: Zekirija Haxhiu
Përdorimi i përditshëm ka bërë të duket si kalim normal dhe legal, por në fakt, ky kalim ilegal këmbësorësh shpesh ka qenë fatal. Viteve të fundit nuk kanë munguar aksidentet, ku janë regjistruar së paku tre viktima. Aksidente të tjera më të lehta janë më shumë në numër. Megjithatë, ky kalim ilegal në afërsi të Bit Pazarit, assesi të mbyllet.
“I ngjanë një vendkalimi për këmbësor por nuk është i tillë. Mijëra qytetarë këtu kalojnë rrugën me vetëdijen se jeta e tyre është në rrezik pasi veturat nuk e kanë obligim për të ndaluar”, raporton gazetari i Alsat, Zekirija Haxhiu
Qytetarët nuk ndjehen të sigurt edhe pse e shfrytëzojnë këtë kalim. Zgjidhja më e mirë do të ishte mbyllja, thonë ata.
“Më mirë të mbyllet krejt. Dy tre herë ka pasur shkelje dhe kanë vdekur njerëzit”, tha një qytetar.
“Nuk ka gjasa të kaloj këtu…Ma thoni ju mua ja tani prindërit me fëmijën kalojnë në vend pa shenja, ndërsa dikush e ka mundësuar këtë. Por nga ana tjetër ura nuk është në funksion. Po do të ecim 100 metra në këmbë. Për sigurinë time edhe një kilometër do të ecë”, tha një qytetar tjetër.
“Jo jo nuk jemi të sigurt. Më së miri ja ku mund të kalojë njeriu. Do të thotë duhet të vihet në funksion ura. Ashtu!”, u shpreh një qytetar.
Por ura në fakt qëndron e mbyllur dhe nuk është funksionale për më tepër se dy vite. Mbikalimi shpesh përdoret si tualet publik apo edhe vend strehim për të pa strehët./ Alsat.mk
The post Qytetarët sfidojnë rrezikun te Bit Pazari, mbikalimi mbetet jashtë funksioni appeared first on Alsat.
