Gazetare: Ajnur Bafqari
Mbindërtimi jolegal në zemër të Çarshisë, për të cilin u tha se do të prishet, po finalizohet. Karabinaja, siç ishte para pak kohësh, tashmë ka edhe dritare dhe dyer.
“Ndërtimet në objektin mbrapa meje edhe pse të paligjshme, vazhdojnë të zhvillohen pa pengesa. Madje për dallim prej herën e fundit kur kemi raportuar, tani mund të shihet se ato janë në fazë të avancuar, ku mes tjerash objekti është pajisur me dyer dhe dritare”, raporton Ajnur Bafqari, gazetare.
Lidhur me këtë ndërtim, Komuna e Çairit njofton se afati ligjor i publikimit në Gazetën Zyrtare të procesverbalit ku konstatohet se ndërtimi është joligjor ka përfunduar dhe brenda 2-3 ditëve do të lëshohet urdhër për rrënim.
“Në përputhje me procedurat ligjore, brenda 2–3 ditëve të ardhshme do të lëshohet urdhri për ekzekutim e menjëhershëm të vendimit për rrënimin e objektit pa leje”, thonë nga Komuna e Çairit.
Bëhet fjalë për një mbindërtim pa leje në Komunën e Çairit, investitori i të cilit ishte i panjohur për Komunën dhe Inspektoratin e ndërtimit. /Alsat.mk
The post Mbindërtimi jolegal në Çarshi, Komuna e Çairit: Brenda 2-3 ditëve do të lëshohet urdhër për rrënim appeared first on Alsat.
