Pas largimit të Karim Benzema dhe N’golo Kante gjatë merkatos dimërore, Al-Ittihad ka filluar që tani nga puna për merkaton e verës, ku synon të bëjë disa goditje të mëdha.
“Fichajes.com” zbulon se Al-Ittihad ka nisur kontaktet dhe negociatat e para me përfaqësuesit e Mohamed Salah. Egjiptiani do të largohet në fund të këtij sezoni nga Liverpool dhe destinacioni i ri duket se do të jetë pikërisht Arabia Saudite.
Sigurisht që largimi i Salah nga Liverpool nuk do të jetë falas, duke i ditur se kontrata i skadon pas një viti, pra në vitin 2027. Por pjesa më e rëndësishme e marrëveshjes mes palëve, është te paga e lojtarit dhe bonuset që përfshihen me të.
Përveç Al-Ittihad, janë edhe dy klubet e tjera të mëdha të Arabisë Saudite, Al-Nassr dhe Al-Hilal që interesohen për Salah, por momentalisht kampioni në fuqi duket një hapa para.
The post Gati negociatat, ky është klubi i parë që nis kontaktet për transferimin e Salah appeared first on Telesport.
