Jutta Leerdam përjetoi momentin më të lavdishëm në karrierën e saj, duke triumfuar në garën e 1.000 metrave në Lojërat Olimpike Dimërore.
25-vjeçarja holandeze jo vetëm që u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit, por shënoi edhe një rekord të ri olimpik, duke i dhënë kështu një dimension historik kësaj fitoreje.
Pas përfundimit të garës, emocionet e kapën Leerdam, e cila nuk mund të fshihte lotët e gëzimit. Në rrjetet sociale, ajo shkroi shkurt: “Më shkundni”, duke aluduar se ende nuk mund të besonte në realizimin e ëndrrës së saj olimpike.
Reagimi i të fejuarit të saj, influencuesit dhe boksierit të njohur Jake Paul, gjithashtu tërhoqi vëmendjen. Ai ndoqi garën nga tribunat me lot gëzimi dhe pas fitores, përqafoi anëtarët e ekipit të Leerdam, duke duartrokitur të dashurën me sy të mbushur me emocione.





