Protesta kombëtare e opozitës u zhvendos te Parlamenti. Mbështetës të Partisë Demokratike, janë përplasur me efektivë të policisë përpara Kuvendit.

Gjithashtu janë hedhur edhe molotovë e fishekzjarrë drejt Parlamentit.

Siç raporton Abc News disa nga molotovët kanë shpërthyer në këmbët e disa protestuese dhe falë ndërhyrjes së policisë me ujë është arritur të shuhet zjarri.