Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, ka mbetur i zhgënjyer nga barazimi 2-2 që skuadra e tij arriti të martën në mbrëmje ndaj Leeds, në ndeshjen e vlefshme për Premier League. Një rezultat që ngadalëson disi “blues” në garën për një vend në Champions League.
Ai ishte i irrituar për golin e barazimit të Leeds: “Në atë kohë mendova se topi preku krahun e Bogle. Nëse ka ndonjë kontakt, duhet të anulohet. Rregulli është rregull. Nëse ka ndonjë prekje me dorë në prag të një goli, ai duhet anulluar. Gjyqtarët thanë se nuk ishte e qëllimshme, por kjo është e papranueshme”.
“Loja u ndal për 6 minuta, ndërkohë që ne ishim në kontroll të plotë të lojës. Nuk dua të flas për futbollin që luajtëm. Nëse duam të përmirësohemi, duhet të sigurohemi që jemi të aktivizuar për 90 minuta”, shtoi Rosenior.
“Jam i shkatërruar sepse një pjesë e futbollit që luajtëm ishte e shkëlqyer. Duhet të kishim marrë tre pikë, por në fund u dhurojmë një pike rivalëve. Duhet të marrim kontrollin e situates, pasi ka ende momente të vogla që duhet t’i eliminojmë”, shtoi trajneri i Chelsea.
The post Rosenior: Ata barazuan pas një prekje të topit me dorë, duhej të kishim marrë 3 pikë, por u dhuruam 1 rivalëve appeared first on Telesport.
