Një 68-vjeçar nga Shkupi është arrestuar nën dyshimin për vjedhje të kabllove të bakrit në vlerë rreth 200.000 euro, përcjell TV21. Kabllot, me gjatësi rreth dy kilometra, janë vjedhur gjatë periudhës një mujore nga një objekt në ndërtim në zonën e Qendrës, ku po ndërtohej një bulevard nëntokësor. I dyshuari ishte i punësuar si sigurim i objektit dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal.
“Më 10.02.2026, në orën 16:15, në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup është raportuar se nga një objekt në ndërtim në zonën e Qendrës, përkatësisht ku po kryheshin punime ndërtimore për një bulevard nëntokësor, gjatë një periudhe prej një muaji janë vjedhur kabllo bakri me gjatësi rreth dy kilometra dhe me vlerë rreth 200.000 euro. Pas masave të ndërmarra, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje”, zyrtarët policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria T.M. (68) nga Shkupi, i punësuar si sigurim i objektit”, thonë nga MPB.
