Edhe pse ende i dëmtuar dhe pritet të rikthehet në fushë në fillim të muajit mars, Dusan Vlahovic vazhdon të jetë në qendër të zërave të merkatos dhe me siguri do të jetë një nga protagonistët kryesorë të verës së ardhshme.

Fabrizio Romano por edhe burime të tjera nga Italia bëjnë me dije se Juventus nuk i ka humbur shpresat për një rinovim të kontratës me sulmuesi serb, e cila skadon në qershor të këtij viti. Hendeku kryesor mes palëve është paga, ajo që kërkon Vlahovic dhe ajo që ofron Juventus janë ende larg mes tyre.

Po sipas burimeve të ndryshme nga Italia, në rast largimi nga Juventus dy janë destinacionet kryesore për Vlahovic: Barcelona ose Bayern. Katalanasit e shohin sulmuesin serb si zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowski-t, ndërsa bavarezët si zëvendësuesin ideal të Harry Kane.

The post Te Juventus ende shpresojnë për të, por Vlahovic ka dy destinacione në tavolinë appeared first on Telesport.