Deklaratat e Kasamit, Ambasada e Shqipërisë në RMV: Kemi përcjellë kërkesën e presidentit për takim me kryetarët e partive parlamentare shqiptare

Pas deklaratave të Bilall Kasamit në TV21 se ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka përcjellë kërkesë për takim me kreun e BDI-së Ali Ahmeti, ka reaguar Ambasada, përcjell TV21. Nga Ambasada thonë se është përcjell kërkesa e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, për për organizimin e një takimi në ambientet e Kuvendit me kryetarët e partive parlamentare shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Në lidhje me: Meidani reagon pas kritikave të Kasamit dhe Mexhitit: Ne nuk bëjmë politikë ditore, por shtetërore

Kasami: Ambasadori Meidani të mos futet në debatet politike e partiake

Reagimi i plotë Ambasadës së Shqipërisë në RMV:

Sqarim për opinionin publik

Në kuadër të vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ambasada e Republikës së Shqipërisë ka përcjellë, në emër të Presidentit, kërkesën për organizimin e një takimi në ambientet e Kuvendit me kryetarët e partive parlamentare shqiptare.

Bëhet fjalë për një veprim krejtësisht institucional, në përputhje me protokollin diplomatik dhe praktikën e zakonshme të organizimit të takimeve në nivel të lartë.

Çdo interpretim tjetër që i atribuon këtij procesi motive apo qëllime të ndryshme nga ato zyrtare është i pabazë. Ambasada mbetet e përkushtuar ndaj korrektësisë institucionale, transparencës dhe respektit për të gjitha palët.