
Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov thotë se Bilall Kasami nuk mund të vendos për fatin e tij në Qeveri dhe se këtë mund ta bëjë kur të bëhet kryeministër. Lidhur me provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, Fillkov sërish këmbëngul se për momentin nuk ka mundësi që të ndryshohet ligji.
“Shikoni, kur të bëhet Bilall Kasami kryeministër, atëherë me siguri do të tregojë se kush do të jetë ministër dhe kush jo. Deri atëherë, sundimi i së drejtës, gjegjësisht respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve do të vlejnë për të gjithë. -Sipas jush a mund të ndryshohet ligji, atë që e tha edhe kryeministri? -Për momentin nuk ka mundësi të tillë. Mbetemi të hapur për diskutim”, tha Igor Fillkov, Ministër i Drejtësisë. /Alsat.mk
