Lidhja e Sindikatave përsëri në protestë me kërkesë për rritje të pagës minimale në 600 euro, por edhe rritje të të gjitha pagave në vend.

Para ndërtesës së Odës Ekonomike, në mesditë filluan bllokadën!

Thonë se shpenzimet e jetesës po rriten, ndërsa standardi i punëtorëve po ulet. Nëse kërkesat nuk pranohen, ata paralajmërojnë protestë masive dhe mundësisht grevë të përgjithshme.

Kryesindikalisti u ankua se ka presione nga qeveria se do të shënohet se kush do të marrë pjesë në protesta.

“Vendosëm që edhe të martën, qeverinë ta bllokojnë në dy vende nga 21 persona, ose matematikisht saktë, sipas formulës së njohur matematikore iks plus ipsilon baraz me zet. Jemi këtu tek pronarët, tek të njëjtit që i dëbuan familjet tona të tëra jashtë shtetit. Tek pronarët që refuzojnë të rrisin pagën minimale dhe që refuzojnë të rrisin pagat e tjera vetëm sepse ligji nuk është ndryshuar. Tek pronarët që janë shërbëtorë të verbër të Qeverisë”, tha Slobodan Trendallov.

Pagat në sektorin privat janë më shumë se të mjerueshme, tha nënkryetari i sindikatës Ivan Peshevski.

“Kërkesa për pagë minimale 600 euro nuk është që të gjithë të kemi pagë minimale 600 euro, por që kjo të jetë një njësi llogaritëse mbi të cilën të shumëzohen koeficientët e të gjithë të punësuarve në sektorin publik. Dhe le të harrojmë më ato paga prej 400 dhe 500 eurosh, jo vetëm që nuk do të kemi punëtorë produktivë, por nuk do të kemi as punëtorë dhe as qytetarë në Maqedoni. Nëse pronarët nuk guxojnë të japin një pjesë të fitimit tek punëtorët që ua mundësuan atë fitim më parë, do të jemi të detyruar çdo ditë të jemi në rrugë me ta, me bllokada dhe çadra, dhe çdo ditë t’i kujtojmë se për ato paga nuk do të punojmë më”, tha Ivan Peshevski.

Protesta e sotme ishte e dyta nga tre bllokadat e paralajmëruara, pasi të martën u bllokua Kuvendi. Protesta e ardhshme do të mbahet më 17 shkurt para Qeverisë.