Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhu në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë një tren dhe një automjet.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.
Autoritetet kompetente janë duke hetuar rrethanat e aksidentit.
