Pas takimit të ambasadorit të Shqipërisë, Denion Meidani me ish ministrin e Brendshëm, Lubomir Fërckoski kanë reaguar figura publike mbi arsyetimet e tij se diplomacia nuk është luks por nevojë për të ndërtuar të ardhmen. Publicistja Dijana Toska thotë se “Është përvojë e jetuar nga ngjarjet e rënda në Bit Pazar, te represioni ndaj Universitetit të Tetovës, te dhuna dhe ndjekjet ndaj qytetarëve që mbronin të drejtat dhe simbolet e tyre kombëtare. Këto nuk janë teori. Janë plage”, ka shkruar Toska. Ndërkohë ish ministri i Financave, Xhevdet Hajredini misionin e Meidanit e ka cilësuar si përçarës dhe jo bashkues e diplomatik në përputhje me Kushtetutën e shtetit shqiptar. /Alsat.mk

The post Meidani-Fërckoski/ Reagime nga figura publike mbi arsyetimet e tij se diplomacia nuk është luks por nevojë për të ndërtuar të ardhmen appeared first on Alsat.