Presidenti finlandez, Alexander Stubb deklaroi në mënyrë të drejtpërdrejtë se planet e Rusisë për Ukrainën nuk kanë funksionuar siç pritej.
“Ai donte ta bënte Ukrainën ruse. Ajo u bë evropiane”, tha ai.
Stubb gjithashtu kujtoi objektivat e Moskës për NATO-n “dëshironte të parandalonte zgjerimin e NATO-s. Finlanda dhe Suedia u bënë pjesë e aleancës”.
Stubb theksoi edhe ndryshimet në shpenzimet për mbrojtjen “dëshironte të mbante shpenzimet tona mbrojtëse të ulëta. Tani po shkojnë deri në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto”.
Duke folur për luftën, ai nënvizoi se territori i Ukrainës që Rusia kishte arritur të pushtonte ka pësuar ndryshime drastike gjatë viteve.
“Kur filloi lufta, Rusia mori 12 për qind të territorit ukrainas. Kjo ishte 12 vjet më parë. Që atëherë, vetëm 8 për qind. Në dy vitet e fundit, 1 për qind”, pohoi lideri finlandez.
Stubb përmendi gjithashtu humbjet e Rusisë “në dhjetor, Ukraina vrau 34 mijë ushtarë rusë. Ata nuk arritën t’i zëvendësonin”.
Ai përfundoi me një mesazh për Moskën “vazhdojeni atë që po bëni, dhe në fund të fundit, do të dështoni dhe Ukraina do të fitojë këtë luftë”.
The post Presidenti finlandez tregoi se çka humbi dhe çka “fitoi” Putini me pushtimin e Ukrainës appeared first on Alsat.
