Më 13.02.2026, në një objekt hotelier në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat A.R. (23), Z.A. (22) dhe N.S. (24), të gjithë nga Gostivari.

Gjatë kontrollit tek ata, te A.R. janë gjetur tetë paketime me lëndë pluhur të bardhë, ndërsa te Z.A një paketim me lëndë pluhur të bardhë.

Më vonë, me urdhë gjyqësorm është kryer kontroll në shtëpinë e A.R., me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “Beretta” e kalibrit 22mm, një pushkë karabinë “Zastava” e kalibrit 8,57, një kornizë (karikator) dhe gjithsej 191 plumbash të kalibrave të ndryshëm për të cilët nuk posedonte leje.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj personave do të parashtrohen kallëzimet përkatëse./Alsat.mk

The post Kontroll në Gostivar, gjenden drogë, armë dhe municione, privohen nga liria katër persona appeared first on Alsat.