Janë publikuar formacionet zyrtare të Inter-Juventus, supersfida e javës së 25-të në Serie A. Në ndeshjen e aprë të këtij sezoni, Juventusi fitoi 4-3 në Torino, në një ndeshje tejet emocionuese. Sot, zikaltrit duan të “hakmerren”.

Nëse në sfidën e parë kishim një duel mes vëllezërve Thuram, sot kjo gjë nuk do të ndodhë. Marcus Thuram e nis nga minuta e parë ndaj Juventusit, ndërsa Khephren Thuram është i dëmtuar. Tjetër mungesë e madhe për bardhezinjtë është edhe Dusan Vlahovic, i cili pritet të rikthehet në mars.

Tek Inter, mungesa e vetme është ajo e Denzel Dumfries, ndërsa Nicolo Barella dhe Hakan Calhanoglu ia kanë dalë të rikuperohen. Italiani është nga minuta e parë në fushë, turku gjendet në stol.

INTER XI: Sommer; Bisseck, Akanji, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Zielinski, Sucic, Dimarco; Martinez, Thuram.

JUVENTUS XI: Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly, Cambiaso; McKennie, Locatelli, Miretti; Conceição, David, Yildiz.

The post Inter-Juventus, formacionet zyrtare. Barella nga minuta e parë, Calhanoglu në stol. Një mungesë e madhe për bardhezinjtë appeared first on Telesport.