Hansi Flick komentuar me realizëm situatën e skuadrës së Barcelonës pas humbjes së thellë 4-0 ndaj Atlético Madrid, duke e cilësuar disfatën si një mësim të vlefshëm.
“Ky ishte një mësim për ne, por do të ecim përpara. Duhet ta pranojmë humbjen dhe të përqendrohemi te ndeshja me Gironën,” deklaroi tekniku gjerman, duke theksuar se skuadra duhet të reagojë duke gjetur motive të reja.
Duke folur për përballjen e ardhshme ndaj Gironës, ish-trajneri i Bayern paralajmëroi një ndeshje të vështirë përballë një kundërshtari të organizuar dhe të guximshëm.
“Presim një ekip të pozicionuar mirë, që do të përpiqet të luajë me guxim. Është e rëndësishme për ne të gjejmë më shumë mprehtësi dhe dinamizëm krahasuar me ndeshjen e fundit,” përfundoi ai, duke lënë të kuptohet se Barcelona synon reagim të fortë në sfidën e radhës.
The post “Atletico na dha një mësim”, Flick: Tani na duhet diçka tjetër appeared first on Telesport.
