VIDEO / Ushtarët belg largojnë borën dhe zhvillohet ndeshja kampionale

Ndeshja mes Sent-Truidense dhe Zulte Varegem në javën e 25-të në Belgjikë u zhvillua edhe pse kishte reshje të mëdha të borës. Para ndeshjes, ky takim ishte në dyshim, kjo për shkak të gjendjes së fushës. Megjithatë, në fushë u shfaqën heronjtë e vërtetë pa atlete sportive.

Ishin ushtarët belgë që e hoqën borën nga fusha, për ta bërë të mundshme zhvillimin e këtij takimi. STVV-ja arriti fitore 3:2 ndaj kundërshtarëve, duke vazhduar garën për titull kampion, pasi janë në pozitën e dytë me 51 pikë, vetëm dy më pak se lideri, Union Sent-Zhill.

The post VIDEO / Ushtarët belg largojnë borën dhe zhvillohet ndeshja kampionale appeared first on Alsat.