Sot në Kuvend po mbahen disa aktivitete dhe trupa punuese parlamentare. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të mbajë konferencë joformale javore me gazetarët, ndërsa anëtarët e Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave do ta shqyrtojnë propozim- ligjin për prodhimin organik bujqësor në lexim të parë.

Në Sallën “Boris Trajkovski” do të mbahet debati publik për raportin përfundimtar të Entit Shtetëror të Revizionit. Në debat, siç njofton Pres shërbimi i Kuvendit, fjalim hyrës do të mbajnë ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski dhe kryerevizori shtetëror, Maksim Acevski.

The post Kuvend, debat publik për raportin përfundimtar të Entit Shtetëror të Revizionit appeared first on Alsat.