Do të nisë sot turneu ATP 500 i Doha, një event që dikur nuk ka qenë shumë i rëndësishëm dhe i preferuar, por që falë investimeve dhe milionave që jepen si shpërblim është kthyer në qendër të vëmendjes nga ana e tenistëve.
Për të kuptuar këtë gjë mjaft të shohësh premio që kanë arkëtuar vetëm për të marrë pjesë dy tenistët më të mirë në botë për meshkuj, Alcaraz e Sinner: Nga 1.2 milionë dollarë secili. Pa përmendur premion për fituesin (600 mijë dollarë).
Një turne që në pak vite ka kaluar nga ATP 250 në ATP 500, duke rritur vizibiltetin e tij. aq sa të nxjerrë “jashtë loje” turnetë amerikano-latinë, që gjithashtu zhvillohen në këtë periudhë, pasi tenistët më të mirë preferojnë të luajnë në Lindjen e Mesme.
Turneu i Doha, falë milionave që hidhen për ta organizuar, synon që në të ardhmen të hyjë në listën e turnetë ATP 1000, ose siç njihen ndryshe, turnetë Masters.
Në edicionin e këtij viti marrin pjesë 7 tenistë që ndodhen në “top 20”, ndërkohë që në momentin e fundit u tërhoq Novak Djokovic. Milionat e Arabisë po pushtojnë kështu edhe tenisin, ndërsa në Amerikën Latine turnetë po “qajnë” nga thatësira.
The post Alcaraz e Sinner “mbulohen me flori” për të luajtur në Doha, turnetë amerikano-latinë dalin “jashtë loje” appeared first on Telesport.
