Ndeshja e La Ligës mes Levantes dhe Valencias nuk u mbyll pa tension. Pas fishkëllimës së fundit, Eray Komert iu afrua flamurit këndor ku ishin mbledhur tifozët e Valencias për të festuar fitoren.
Problemet filluan kur qendërmbrojtësi zviceran, titullar për ndeshjen e katërt radhazi, kapi flamurin dhe filloi të valëviste fanellën e Valencias me të. Dy anëtarë të stafit të Levantes iu afruan shpejt për ta qortuar për atë që e perceptuan si provokim.
Don comert pillando el banderín de córner del levante y poniéndole la camiseta del Valencia. Honor, y mas capitán que Gaya 🫡🫡 pic.twitter.com/uMngZiRol4
— FanPerry✝️🇪🇸🦇 (@FanPerry_) February 15, 2026
Më pas shpërtheu një përleshje, që kulmoi me një breshëri objektesh të hedhura drejt lojtarëve të Valencias, me Komert që u godit nga një shishe gjatë rrugës për në dhomën e zhveshjes./Panorama/
The post VIDEO / Futbollisti valëvit fanellën, tifozët i kundërpërgjigjen me shishe kokës appeared first on Alsat.
