Gazetar: Zekrija Haxhiu
Kreu i Kuvendit Afrim Gashi konfirmoi se kanë pranuar rezolutën e Frontit Evropian të dorëzuar të premten, e përmes së cilës kërkojnë që procesi gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të zhvillohen në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare dhe duke garantuar prezumimin e pafajësisë.
Ka arritur të premten pasdite dhe ka tre ditë afat ta dorëzojmë te deputetët. Sot shërbimet janë duke e analizuar në aspektin procedural. Normalisht, nëse i plotëson kushtet do ta dorëzojmë te deputetët dhe do të vijojë procedura si për të gjithë rezolutat, deklaroi Afrim Gashi – Kryetar i Kuvendit.
- Ka tre ditë afat ta dorëzojmë te deputetët
- Nëse i plotëson kushtet, do ta dorëzojmë te deputetët
Grupi parlamentar i koalicionit VLEN kanë vendosur që ta mbështesin rezolutën e Frontit Evropian kur të vijë në seancë plenare. Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN, Bekim Qoku, akuzoi kreun e BDI-së Ali Ahmetin se ai kishte lobuar tek deputetët e Kuvendit të Kosovës për votimin e Speciales, e tani është kundër saj.
“Ne si deputet të VLEN-it kemi vendosur për ta mbështetur këtë rezolutë që bëhet fjalë për krerët e UÇK-së, për plotësimin e standardeve të procesit gjyqësor pra standardeve ndërkombëtare dhe kushtetuese…. Ali Ahmeti megjithëse ka qenë në pushtet dhe është krenuar që ka gjysmën e qeverisë dhe kryeministrin teknik veteran të UÇK-së, nuk ka bërë asgjë për krerët e UÇK-së. Madje as nuk i vizitoi ata në Hagë, vizitën e vetme e ka pasur si dëshmitar për të cilën publikisht nuk dimë asgjë,” deklaroi Bekim Qoku – Koordinator i g.p VLEN.
Rezolutën pritet ta mbështesin edhe nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës por nga kjo parti nuk deshën të prononcohen publikisht. Rezoluta fillimisht duhet të dorëzohet për shqyrtim në komisionin për politikë dhe tregti të jashtme me të cilën kryeson deputeti i BDI-së Musa Xhaferi, e ku shumicën e përbëjnë deputetë nga VMRO, LSDM dhe “Levica”. /alsat.mk
The post Rezoluta e BDI-së për gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë është dorëzuar në Kuvend appeared first on Alsat.
