Tre persona, përfshirë të dyshuarin, raportohet se kanë gjetur vdekjen nga të shtënat me armë në një pistë akulli në SHBA.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të shtënat ndodhën të hënën në Dennis M. Lynch Arena në Pawtucket, Rhode Island.
Në vendin ku ndodhën të shtënat, raportohet se po zhvillohej një ndeshje hokeji për të rinj.
Siç bëhet e ditur më tej, i dyshuari është midis tre personave që kanë vdekur.
The post Tre të vrarë dhe të tjerë të plagosur – pamje që thuhet se tregojnë të shtënat tragjike në një pistë akulli në SHBA appeared first on Alsat.
