Aktivistët e platformës “Liria ka emër” në mënyrë simbolike rrethuan monumentin e New Born-it me rrethoja të hekurit duke e kthyer në një imazh burgu.

Në rrethoja është vendosur tabela me logon e Dhomave të Specializuara me mbishkrimin “Kosova e burgosur”.

Aktivistja, Eliza Hoxha, tha se në këtë mënyrë interpretuan momentet, në të cilat faktikisht po gjendet populli i Kosovës dhe historia e atyre që kanë luftuar për çlirimin e këtij vendi.

“New Born-in e shohim çdo 17 shkurt me një kuptim të ri me ngjyra plot dhe ato lidhen me rrëfimet e së kaluarës. Ne mbi atë që reprezenton New Born-i këtë herë që është edhe 18- vjetori i shtetësisë së Kosovës, jemi munduar që të punojmë mbi të dhe si guerilë e re të interpretojmë momentet, të cilat faktikisht gjendet populli i Kosovës, historia e njerëzve që kanë luftuar për çlirimin e saj dhe për synimin shekullor që ky vend të jetë i pavarur dhe ne të vendosim për fatin tonë. Të njëjtit sot janë në procese të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe atje nuk janë vetëm si individë, por edhe si krerë të shtetit të Kosovës. Kanë shpallur pavarësinë”, tha Hoxha.

Kosova mbushi 18 vjet shtet, sot do të festohet më ndryshe.

Në ora 14:00 do të protestohet me kërkesë për gjykim të drejtë për krerët e UÇK-së në Hagë. Në këtë protestë, organizatorët presin që të mblidhen mbi 200 mijë qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës dhe rajonit.

The post New Born kthehet në imazh burgu në 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës appeared first on Alsat.