Rruga e Viktor Osimhen kryqëzohet përsëri me atë të Italisë dhe ndeshja eliminatore “Play Off” në Ligën e Kampionëve që Gallatasaraj do të luajë ndaj Juventus “hap derën” për kujtime dhe zbulime. Si ideja se ai mund të kishte qenë vërtet një lojtar i Juventus përpara se të shkonte në Turqi.

 

“Po, është e vërtetë. Ashtu siç mund të isha në dy klube të tjera të mëdha të Serie A sot. Përpara se të fillonin negociatat me Gallatasaraj-in, Xhiuntoli më telefonoi për të më sjellë te Juve. Fola me disa njerëz në klub dhe ata treguan interes, por e dija që De Laurentiis nuk do të më linte të shkoja”, tha Osimhen.

 

Dhe, sot ai do ta kishte përsëri Luçiano Spalletti si trajner.

 

“Ata thanë se po grindeshim, por nuk ishte e vërtetë: Unë e respektoj shumë. Ai fjeti për muaj të tëra në qendrën stërvitore të Napoli, duke punuar ditë e natë për të na bindur se mund të fitonim titullin. Ai solli Kim, Anguissa, Kvaratskhelia dhe madje edhe mua në formën më të mirë, duke triumfuar me një klub që nuk kishte arritur ta bënte këtë për dekada,” tha mes tjerash Osimhen.

The post Osimhen: Sot mund të isha bardhezi, por gjërat nuk shkuan si duhet appeared first on Alsat.