Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë protestoi para Qeverisë, duke kërkuar rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe të pagave tjera për 100 euro. Kryetari Sllobodan Trndafilov tha se në seancën e sotme në Qeveri duhet të diskutohet me seriozitet.
“Ne i dërgojmë sot një mesazh Qeverisë që në mbledhjen e sotme të diskutojë shumë seriozisht për kërkesën e punëtorëve për rritjen e pagës minimale, si dhe për rritjen e pagave të tjera. Kërkojmë që në seancën e sotme të mendojnë dhe të diskutojnë me shumë seriozitet, të lirojnë punëdhënësit dhe t’i japin dorë edhe biznesit, ashtu siç do t’u japin dorë edhe punëtorëve për rritjen e pagave dhe për lirimin nga kontributet për sigurimin pensional dhe shëndetësor”, tha Sllobodan Trndafilov, kryetar i LSM-së.
Nëse deri në fund të këtij muaji nuk ka marrëveshje për rritjen e pagave, Trëndafilov në gjysmën e dytë të marsit paralajmëroi grevë gjenerale.
“Një grevë e përgjithshme pason me një protestë të përgjithshme të punëtorëve që do të mbahet gjatë orarit jo të punës, në të cilën do të ftohen të gjithë punëtorët që besojnë se pagat e tyre janë të ulëta. Ne do të sigurojmë transport për të gjithë punëtorët në mënyrë që asnjë punëtor të mos ketë një justifikim, të gjithë do të dalim në rrugë për t’u treguar atyre se nuk jemi të kënaqur me pagat”, u shpreh Sllobodan Trndafilov, kryetar i LSM-së.
Ndryshe, Sllobodan Trëndafilov për numrin e ulët të protestuesve para qeverisë, njoftoi se është për shkak se punëtorët janë në vendet e tyre të punës.
