Mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen të paraburgosur në Hagë nga nëntori i 2020.
Marshi “Drejtësi, jo politik” i organizuar nga Liria ka Emër ka marrë mbështetje edhe nga krerët shtetëror.
E pranishme është edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së ndjekin marshin nga Haga
Familjarë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bërë bashkë në Hagë për ta përcjellë drejtpërdrejt marshin “Drejtësi, Jo Politikë” në Prishtinë, raporton KosovaPress.
Vëllezërit dhe nipat e Thaçit , djali i Jakup Krasniqit dhe familjarë të tjerë po e përcjellin drejtpërdrejt nga televizioni bashkë në Hagë këtë protestë në Prishtinë.
Në Prishtinë janë mbldhur mijëra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Pjesëmarrëse në këtë marsh, është edhe presidentja Vjosa Osmani.
The post Marshi në Prishtinë mbledh mijëra qytetarë, merr pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani appeared first on Alsat.
