Sipas mediave angleze, ekipi i Manchester United po synon që tani të përforcojë mesfushën. I pari në listën e “djajve të kuq” është mesfushori argjentinas Alexis Mac Allister, që aktualisht luan me Liverpool në Premier League.
United pritet të bëjë një ofertë të papritur për mesfushorin 27-vjeçar ose më saktë, sapo të përfundojë Kupa e Botës 2026. Largimi i Casemiro do të lërë një boshllëk të konsiderueshëm për të mbushur mesfushën.
Duke pasur parasysh talentin, karizmën dhe trajtimin e shkëlqyer të topit, Mac Allister është objektivi kryesor. Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë ta largojnë atë nga “reds”, me të cilët ai ka një kontratë deri në verën e vitit 2028.
Por, gjithashtu, Mac Allister ka edhe një klauzolë lirimi, që i afrohet 85 milionë eurove. Për mesfushorin argjentinas ka shfaqur interes edhe Real Madrid, ndaj për “djajtë e kuq” s’ka për të qenë e lehtë të sigurojë shërbimet e kampionit të botës.
The post Një kampion bote tek United, “djajtë e kuq” gati të paguajnë 85 milionë euro për yllin e Premier League appeared first on Telesport.
