Çështja e fyerjes së pretenduar ndaj Vinicius Júnior nga Xhianluka Prestiani vazhdon të diskutohet në Europë. Trajneri i Bajern Munihut, Vinsent Kompani, foli para ndeshjes me Aintraht Frankfurt duke kërkuar të ndahen situatat: ajo që ndodhi në fushë, sjellja e një pjese të tifozëve dhe deklaratat pas ndeshjes.

 

 “Është një situatë komplekse. Reagimi i Vinicius ishte emocional dhe autentik, jo i shtirur. Nuk kishte arsye të kërkonte vëmendjen e arbitrit pa motiv”, – tha ai.

 

Kompani theksoi se edhe Mbappé ka qenë i qartë për atë që pa dhe dëgjoi, ndërsa pamjet televizive tregojnë gjeste raciste në tribuna. Kritikat më të forta ia rezervoi Murinjos.

 

“Sulmoi karakterin e Vinit duke përdorur mënyrën si feston për ta diskredituar. Ishte gabim lidershipi. Të thuash se Benfica nuk mund të jetë raciste sepse ka pasur Eusébion është e gabuar. A ishte ai me të në vitet ’60 për të parë çfarë përjetonte si lojtar me ngjyrë? Megjithatë, Hose-n e njoh si person të mirë, por këtë herë gaboi”.

The post Kompani kundër Murinjos: Përdori Eusébion për të sulmuar Vinicius appeared first on Alsat.