Pas suksesit të KF Shkëndija në rrjetet sociale qëndron puna e një ekipi, pjesë e të cilit është Fadil Jonuzit, i cili menaxhon komunikimin online të klubit. Me ide kreative, grafikë moderne dhe përmbajtje që angazhon tifozët, Jonuzi ka ndihmuar në ndërtimin e një identiteti digjital të qëndrueshëm për Shkëndijën.

Postimet dinamike, videot motivuese dhe ndërveprimi me ndjekësit kanë forcuar lidhjen mes klubit dhe komunitetit. Puna e tij është vlerësuar edhe ndërkombëtarisht, ndërsa Jonuzi bashkëpunon me ekipin e tij, përfshirë Faton Zylbeharin, për të siguruar përmbajtje të qartë dhe tërheqëse.

Suksesi i Shkëndijës në rrjetet sociale tregon se një imazh i mirë online mund të shoqërohet me performancë të mirë në fushë.
