Rekord solidariteti! Për më pak se 7–8 orë mblidhen mjetet për Ermal Azirin

Rekord solidariteti. Në më pak se 7–8 orë nga publikimi i njoftimit, janë mbledhur €21,656 nga €22,000 të nevojshme për Ermalin, një dëshmi e qartë e solidaritetit dhe humanizmit shoqëror.

Ermal Aziri ka jetuar me sfida shëndetësore që nga lindja, përcjell TV21. Pavarësisht vështirësive, ai ka vazhduar të shpresojë dhe të ëndërrojë për një të ardhme më të mirë. 

Trajtimi mjekësor që i nevojitet kërkon mjete të konsiderueshme financiare, ndaj çdo kontribut, i vogël apo i madh, ka ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës së tij. 

Së bashku, po i mundësojmë Ermalit shpresën për një trajtim të duhur dhe perspektivë më të mirë për të ardhmen.