Sipas DPHM-së, moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në orët e mëngjesit, në rajonet malore veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta bore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit herë pas here erë më e fuqishme nga drejtimi verior (lokalisht deri në 60 km/h).
Temperatura minimale do të jetë nga -4 deri në 4°C, ndërsa maksimalja nga 5 deri në 12°C.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha të shkurtra me diell. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës herë pas here më e fuqishme nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 11°C.
Gjatë javës së re pritet mot kryesisht stabil, përveç të martës kur kah fundi i ditës, sidomos në pjesët verilindore, priten reshje të herëpashershme lokale shiu. Mëngjeset do të jenë më të ftohta, ndërsa temperatura gjatë ditës do të jetë në rritje.
