Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është i befasuar pse Irani ende nuk ka “kapitulluar” dhe nuk është dakorduar të kufizojë programin e tij bërthamor, duke marrë parasysh se Uashingtoni ka grumbulluar forca të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme, deklaroi për Fox News i dërguari special amerikan për negociatat me Teheranin, Steve Witkoff.

“Nuk dua ta përdor fjalën ‘i frustrar’ sepse ai e kupton që ekzistojnë shumë alternativa. Por është kurioz pse nuk e kanë bërë Nuk dua ta përdor fjalën ‘kapitulluar’ por pse nuk kanë kapitulluar. Pse, me gjithë këtë presion, me gjithë fuqinë detare aty, nuk kanë ardhur tek ne dhe nuk na kanë thënë: ‘Po themi që nuk duam armë, ja çfarë jemi të gatshëm të bëjmë’? Megjithatë, është e vështirë t’i bindësh të bëjnë këtë,” tha Witkoff.

Trump ka dërguar trupa në Lindjen e Mesme dhe ka urdhëruar përgatitje për një sulm kundër Iranit. Teherani, nga ana tjetër, ka kërcënuar se do të përgjigjet me sulm ndaj bazave amerikane në rajon.

Uashingtoni kërkon që Irani të dorëzojë uraniumin e pasuruar, për të cilin amerikanët thonë se mund të përdoret për prodhimin e bombës atomike, të ndalojë mbështetjen për grupet militante në Lindjen e Mesme dhe të kufizojë programin e tij raketor.

Irani pretendojnë se programi i tij bërthamor është paqësor dhe është i gatshëm të pranojë disa kufizime në këmbim të heqjes së sanksioneve financiare. Por nuk dëshiron ta lidhë këtë me çështje të tjera si programi raketor dhe mbështetja për grupet militante.