Publikohet video vrasjes me thikë të Egli Pashollarit në Tiranë. Pamjet tregojnë momentin kur autorët dy djem dhe një vajzë e sulmojnë fizikisht duke e goditur me grushte dhe shkelma.

Më pas njëri nga autorët godet me thikë 32 vjeçarin i cili shihet nga pamjet kur hipën në makinë. I riu humbi jetën gjatë transportimit për në spital për shkak të plagëve nga goditja e thikës.

Ngjarja ndodhi të premten e 20 shkurtit, rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, në Tiranë.

Ai u godit me thikë në kurriz dhe dyshohet se autor i ngjarjes është Gazmend Buçpapa.