Te Juventus janë ende të zhgënjyer për humbjen 0-2 në shtëpi ndaj Como. Një rezultat që ndërlikon shumë planet e bardhezinjve në kampionat edhe pse ende në garë për një vend në Champions League.

Ne jemi shumë të zemëruar, nuk ishte një paraqitje e denjë për Juventus. Na duhet të pranojmë se ne nuk luajtëm një ndeshje të mirë”, ka komentuar mesfushori i Juventus, Khephren Thuram, humbjen ndaj Como në kampionat.

Gjithsesi, ai shprehet se skuadrat duhet shumë shpejt të ndryshojë ritëm, duke nisur nga sfida e radhës në Champions. “Duhet të mbajmë kokën lart dhe të vazhdojmë të punojmë, të rritemi si individë dhe si ekip”, deklaroi Thuram.

The post Thuram nuk fshihet: Luajtëm dobët, nuk ishte një paraqitje e denjë për Juventus appeared first on Telesport.