41 ndeshjet e para të Kristian Kivu si trajner i Interit, nga Monterre-Inter në debutimin e Botërorit të Klubeve, në qershor 2025, deri te Leçe-Inter 0-2, i kanë bindur drejtuesit, skuadrën dhe tifozët.
Pavarësisht një eksperience të shkurtër te Parma dhe punës me të rinjtë zikaltër, rumuni ka treguar ide të qarta dhe aftësi për t’ua transmetuar lojtarëve.
Bilanci është mbresëlënës: 30 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje (duke përfshirë edhe atë ndaj Bolonja, pas penalltive në Superkupë). Mesatarja prej 2.23 pikësh për ndeshje është më e lartë se ajo e Inzagit, Murinjos, Kontes dhe Mançinit në fillimet e tyre tek Interi.
Kivu ka kontratë deri më 2027, me rrogë 2.5 milionë euro, ndërsa drejtuesit Marotta dhe Ausilio po mendojnë rinovimin deri më 2028 ose 2029, në varësi të rezultateve në kampionat, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë.
Në 37 ndeshje zyrtare me të, Interi ka shënuar 85 gola (mesatarja 2.31). Lautaro kryeson me 18 gola, i ndjekur nga Turam me 12, ndërsa kanë realizuar gjithsej 17 lojtarë zikaltër.
The post Trajneri rumuni ka parakaluar emrat historikë të pankinës zikaltër appeared first on Alsat.
