Pas dështimit të takimit të parë, banorët e fshatit Trapçindollit dhe Reshtan të Kërçovës që protestuan kundër ndërtimit të një deponie ilegale, u takuan me kryetarin e komunës.
Shprehën shqetësimin se vendi ku po përgatitet të ndërtohet deponia është shumë afër dy fshatrave.
-Kërkojmë ju që nëse ka një gjë të tillë me shumë dashamirësi të hiqni dorë nga ajo pjesë që të mos shkaktohet revoltë edhe më e madhe tek pjesa e besimtarëve sepse më pas e dini si përfundojnë çështjet tek ne ose do të ndahen në mënyrë ndërfetare ose do të bëjnë problem ndëretnik ose do të bëjnë problem ndërpartiak.
-Ne kërkuam nga ju në kohë sa më të shkurtër një përgjigje me shkrim deri tek kërkesat tona që i kemi parashtruar në Komunën e Kërçovës kaq.
Kryetari i Komunës Aleksandar Jovanovski çështjen e deponisë e ka mohuar disa herë në media, ndërsa edhe në takimin e sotëm i siguroi banorët se nuk do të ndërtojë asgjë dhe se çështjen e deponisë do t’ia lërë Ministrisë së Ekologjisë.
“Por ne atë nuk do ta bëjmë në atë lokacion që mendoni ju, le të kërkojë Ministria e Ekologjisë le të gjejnë lokacion le t’ia marrin kompetencat Komunës dhe unë hapur tërhiqem dhe nuk më intereson më shumë le të bëjnë çfarë të duan, le të gjejnë lokacion”, tha Aleksandar Jovanovski.
Qytetarët i kërkuan një përgjigje me shkrim kryetarit në lidhje me këtë, por ai refuzoi duke e thënë se ndjehet i ofenduar pasi këtë ua premtoi me gojë dhe nuk ka nevojë të njëjtën ta bëjë edhe me shkrim.
