Më 25 dhe 26 shkurt 2026, në ambientet e SEEU Tech Park në Tetovë, do të zhvillohet një ngjarje e dedikuar lidhjes së biznesit me talentin e ri dhe krijimit të mundësive konkrete për bashkëpunim në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Ngjarja synon të bashkojë kompani, institucione dhe profesionistë të rinj në një platformë të përbashkët ku idetë shndërrohen në partneritete dhe mundësi reale zhvillimi.

Për bizneset

Kompanitë do të kenë mundësi të organizojnë takime të strukturuara 1:1 B2B dhe B2G, të eksplorojnë partneritete strategjike dhe projekte pilot, si dhe të rrisin prezencën e tyre në rrjetet rajonale të teknologjisë. Kjo paraqet një mundësi të shkëlqyer për të forcuar pozicionin konkurrues dhe për të zgjeruar bashkëpunimet në treg.

Për studentët dhe profesionistët e rinj

Studentët dhe të rinjtë do të mund të marrin pjesë në sesione dhe punëtori të orientuara drejt karrierës, të lidhen drejtpërdrejt me kompani që janë në kërkim të talenteve të reja, si dhe të bëhen pjesë e intervistave të shpejta dhe proceseve të “talent matching”.

Kjo ngjarje përfaqëson një pikë takimi mes biznesit dhe gjeneratës së re profesionale, duke krijuar hapësirë për rrjetëzim, bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm në sektorin e teknologjisë dhe inovacionit.
Për më shumë detaje klikoni linkun më poshtë:

https://www.facebook.com/share/p/1C8wENQTip/