Toni Kroos mungon shumë te Real Madridi. Klubi nuk zëvendësoi profilin e tij si mesfushor i organizuar dhe pas largimit të Modric një vit më vonë, skuadra e drejtuar nga Álvaro Arbeloa mbeti pa një “regjisor loje”. Megjithatë, Kroos u nda nga tifozët me fitore të La Liga-s dhe Champions League, duke lënë gjurmë të thella. Së fundi, ai u shfaq në “Valdebebas” për një miqësore me ekipin e “Toni Kroos Academy”, duke emocionuar nostalgjikët.

Emri i tij u përmend në programin “Universo Valdano” të “Movistar +”, ku Carlo Ancelotti foli për episodin kur Xabi Alonso e zëvendësoi Vinicius Jr në klasiken e tetorit: “Njëherë edhe unë e zëvendësova Kroos dhe ai u zemërua. Të nesërmen nuk i fola. Kur u takuam para fushës, e pyeta nëse duhej të flisnim, por ai tha ‘mbaroi’”.

Disa ditë më vonë, Kroos reagoi në “X”. “Më i miri!!! Zëvendësimi megjithatë ishte një gabim”, – duke treguar se lidhja mes tyre mbetet e fortë dhe e ndershme, edhe në shaka.

The post Kroos ia kthen “goditjen” Ancelottit për “çështjen Vinicius”: Më i miri, por zëvendësimi ishte gabim appeared first on Telesport.