Ish-mesfushori brazilian Felipe Melo, protagonist i dikurshëm i sfidave mes Juventusit dhe Galatasaray, ka folur para ndeshjes së kthimit të “play off”-it të Champions League, duke theksuar lidhjen e tij të fortë me klubin turk dhe duke krahasuar Juventusin e sotëm me atë të së kaluarës.
“Sekreti i Galatasaray? Atje janë si një familje. Është e pamundur të mos dashurohesh me atë klub. Kur isha te Juventusi, transferimi im te PSG ishte pothuajse i kryer, por pasi pashë tifozët turq në një miqësore në Austri, u dashurova menjëherë”, – u shpreh Melo.
Braziliani theksoi edhe ngjashmëritë mes popullit turk dhe atij brazilian për energjinë dhe mikpritjen, duke zbuluar se Galatasaray është i vetmi klub që e ka tatuazhr në trup.
Sa i përket sfidës në Torino, Melo ishte i qartë: “Të luash ndaj Juventusit jashtë fushe është gjithmonë e vështirë, por ka një ndryshim të madh mes skuadrës që përmbysi Atlético Madridin dhe asaj të sotmes; atëherë ishte Cristiano Ronaldo. Juventusi me dhe pa Ronaldon është krejt tjetër”.
The post Felipe Melo bën tifo për Galatasaray: Juventusi që përmbysi Atletico Madridin kishte Ronaldon, sot jo appeared first on Telesport.
