Me 15 gola të pësuar në 5 ndeshjet e fundit, Michele De Gregorio ka vulosur që tani largimin e tij në verë. Juventus po shqyrton dy alternativa në vend të Di Gregorio: i pari është Guglielmo Vicario i Tottenham, i dyti është Alisson Becker i Liverpool-it.
33-vjeçari brazilian është nën kontratë me Liverpool-in deri në verën e vitit 2027, por largimi i tij mund të ndodhë që këtë verë, duke ditur që të kuqtë kanë një zëvendësues të denjë si Giorgi Mamardashvili.
“La Gazzetta dello Sport” zbulon se një arsye e fortë që mund të nikojë shumë në transferimin e Alisson drejt bardhezinjve është edhe trajneri Luciano Spalletti, i cili njihet me brazilianin që nga koha kur ishin të dy te Roma.
The post Jo vetëm Vicario, Juventus piketon edhe një 33-vjeçar në vend të Di Gregorio appeared first on Telesport.
