Pas trazirave të fundit në Meksikë, një nga vendet organizatore të Botërorit 2026, së bashku me SHBA dhe Kanadanë, koordinatori i turizmit i qeverisë gjermane, Christoph Ploss, kërkoi garanci sigurie nga FIFA.

“FIFA, në bashkëpunim me qeveritë e Kanadasë, SHBA dhe Meksikës, duhet të garantojë që tifozët të mos rrezikohen dhe që vendet pritëse të respektojnë standardet e sigurisë”, – deklaroi politikani i CDU për gazetën “Handelsblatt”.

Meksika është përfshirë nga një valë dhune pas vrasjes së narkotrafikantit Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes gjatë një operacioni ushtarak. Qeveria ka dislokuar 10.000 ushtarë, ndërsa trazira janë raportuar në 20 nga 32 shtetet, me Guadalajaran, qytet pritës i Botërorit, ndër më të prekurit.

Gjermania do t’i luajë fillimisht ndeshjet e grupit në SHBA dhe Kanada, por rruga e turneut mund ta çojë edhe në Meksikë. Ploss theksoi se “mbrojtja e turistëve gjermanë është prioritet i lartë dhe situata do të monitorohet vazhdimisht”.

The post Botërori 2026 në dyshim? Dhuna në Meksikë shqetëson Gjermaninë, kërkon garanci sigurie nga FIFA appeared first on Telesport.