Në Kuvend nuk kaloi ligji për rritjen e pagës minimale në 600 euro, si dhe për rritjen e të gjitha pagave të tjera.
Sipas partisë në pushtet, ligji është i papranueshëm pasi marrëveshja për rritjen e pagës duhet të arrihet në Këshillin Ekonomiko-Social, përkatësisht të dakordohen punëtorët dhe punëdhënësit, ndërsa opozita, e cila është propozues i ligjit, vlerëson se rritja e pagës minimale është e domosdoshme për shkak të rritjes së çmimeve dhe shpenzimeve të jetesës, duke theksuar se paga duhet të sigurojë jetë dinjitoze.
The post S’kalon ligji për rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe as të pagave tjera! appeared first on Alsat.
