Kombëtarja e meshkujve në basketboll ka ndryshuar trajner para ndeshjes së fazës para-eliminatore që kuqezinjtë do të luajnë më 2 mars ndaj Sllovakisë. Bëhet fjalë për spanjollin Richi González Dávila.

Ai është afruar për të udhëhequr ekipin kombëtar të meshkujve gjatë kualifikimeve të ardhshme të EuroBasket 2029. Gonzalez ka një karrierë të madhe, pasi ka punuar në 13 vende: Spanjë, Bolivi, Norvegji, Islandë, Bregu i Fildishtë, Venezuelë, Republikën Dominikane, Uruguai, Kili, Koreja e Veriut, Tunizia dhe Siri.

Në një intervistë për “Marca”, vetë trajneri spanjoll sqaron: “Shpresojmë se mund të shkojmë përtej këtij kualifikimi dhe të zhvillojmë një projekt afatmesëm për të përmirësuar basketbollin. Kjo është arsyeja pse më thirrën. Ka shumë për të bërë“.

Shqipëria ndodhet në grup bashkë me Sllovakinë dhe Kosovën dhe dy takimet e para në grup ndaj këtyre dy ekipeve i ka humbur. Kuqezinjtë, në ndeshjet e nëntorit, u mundën 84-99 nga Kosova në Shkodër dhe 73-63 nga Sllovakia jashtë fushe.

Më 2 mars, Shqipëria do të luajë në po në Shkodër ndaj Sllovakisë, me shpresën që të ndryshojë trendin. Kombëtarja ka disa ditë që ka nisur fazën përgatitore për këtë ndeshje. Erkand Karaj, që drejtonte kombëtaren do të jetë në rolin e zv.trajnerit.

“Ne do të përpiqemi të jemi konkurrues. Ne kemi një lojtar 22-vjeçar, 1.88 metra të gjatë, Xhulian Tola, i cili ka shumë potencial dhe mund të ndihmojë shumë ekipe të mira“, tha González Dávila, që sqaroi se ka qenë me ekipin vetëm 10 ditët e fundit.

The post Surpriza para ndeshjes me Sllovakisë, një trajner spanjoll në krye të kombëtares shqiptare appeared first on Telesport.