Kombëtarja e meshkujve në basketboll ka ndryshuar trajner para ndeshjes së fazës para-eliminatore që “kuqezinjtë” do të luajnë më 2 mars ndaj Sllovakisë. Bëhet fjalë për spanjollin Riçi Gonzalez Davila. Ai është afruar për të udhëhequr ekipin kombëtar të meshkujve gjatë kualifikimeve të ardhshme të “EuroBasket 2029”. Gonzalez ka një karrierë të madhe, pasi ka punuar në 13 vende: Spanjë, Bolivi, Norvegji, Islandë, Bregu i Fildishtë, Venezuelë, Republikën Dominikane, Uruguai, Kili, Koreja e Veriut, Tunizia dhe Siri. Në një intervistë për “Marca”, vetë trajneri spanjoll ka sqaruar projketin.

“Shpresojmë se mund të shkojmë përtej këtij kualifikimi dhe të zhvillojmë një projekt afatmesëm për të përmirësuar basketbollin. Kjo është arsyeja pse më thirrën. Ka shumë për të bërë“.
Shqipëria ndodhet në grup bashkë me Sllovakinë dhe Kosovën dhe dy takimet e para në grup ndaj këtyre dy ekipeve i ka humbur. Kuqezinjtë, në ndeshjet e nëntorit, u mundën 84-99 nga Kosova në Shkodër dhe 73-63 nga Sllovakia jashtë fushe.
Më 2 mars, Shqipëria do të luajë në Shkodër ndaj Sllovakisë, me shpresën që të ndryshojë trendin. Kombëtarja kuqezi ka disa ditë që ka nisur fazën përgatitore për këtë ndeshje.
The post Befasi, trajner spanjoll në krye të kombëtares së Shqipërisë appeared first on Alsat.
