Cristiano Ronaldo po përfshihet në futboll gjithnjë e më shumë, jashtë fushës së blertë.
Të enjten është bërë e ditur se Ronaldo përmes kompanive të tij ka blerë 25 për qind të aksioneve te klubi spanjoll i kategorisë së dytë, Almeria.
“Ishte një ambicie për kohë të gjatë për të kontribuar në futboll, përtej fushës. Jam i lumtur që bëhem pronar në UD Almeria, duke blerë 25 për qind të aksioneve”, ka thënë portugezi.
“Almeria është klub spanjoll me bazë të fortë dhe me potencial të madh për t’u rritur. Mezi pres të punoj me ekipin drejtues për të përkrahur klubin në fazën tjetër të zhvillimit”, ka shtuar Ronaldo.
