Në një futboll gjithnjë e më global dhe biznesor, yjet e mëdhenj nuk mjaftohen më vetëm me gola dhe trofe. Sot ata po investojnë në klube, duke ndërtuar projekte afatgjata dhe synuar të lënë gjurmë edhe pas përfundimit të karrierës aktive. Fenomeni është rritur ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa blerja e fundit e Almerias nga CR7 e ka rikthyer këtë trend në qendër të vëmendjes.
Cristiano Ronaldo – Sulmuesi portugez bleu 25% të aksioneve të UD Almería përmes kompanisë “CR7 Sports Investments”, me një marrëveshje rreth 20-25 milionë euro. Më herët ai kishte blerë edhe 15% të aksioneve të Al-Nassr, duke zgjeruar ndikimin e markës së tij në futboll.
Kylian Mbappé – Në vitin 2024, Mbappé u bë aksionari kryesor (80%) i SM Caen. Projekti fokusohet tek akademia, stabiliteti financiar dhe rikthimi në elitën franceze.

Luka Modrić – Mesfushori kroat hyri si aksionar minoritar te Swansea City në Championship, me synimin për të rritur imazhin global dhe stabilitetin ekonomik të klubit anglez.
Lionel Messi dhe Luis Suárez – Dy legjendat krijuan më 2025 klubin Deportivo LSM në Uruguaji, që tashmë ka siguruar ngjitjen e parë dhe synon të bëhet referencë e futbollit vendas.
Thibaut Courtois – Portieri belg u bë aksionar strategjik i Le Mans FC përmes platformës “NxtPlay Capital”, në një projekt ambicioz zhvillimi.
N’Golo Kanté – Kanté bleu 100% të Royal Excelsior Virton në Belgjikë, duke shpëtuar klubin nga vështirësitë financiare dhe investuar te talentet e reja.

Vinícius Jr – Sulmuesi i Real Madridit, bashkë me investitorë brazilianë dhe spanjollë, mori rreth 80% të FC Alverca në Portugali, me synimin për ta kthyer në një projekt të rëndësishëm zhvillimi talentesh.

The post CR7, Messi, Mbappé, Vinícius…; ja futbollistët modernë që po bëhen pronarë klubesh appeared first on Telesport.
