Giuseppe Bergomi, ish-kapiteni legjendar i Interit, komentoi eliminimin e zikaltwrve nga Bodo/Glimt: “Nuk është si eliminimi i Napolit, që arriti vendin e 30-të… Interi pati kundërshtarin më të vështirë nga tri italianet në ‘play off’. Nuk ndalem tek emri Bodo; por si qëndronin norvegjezwt në fushë, organizimi, si vraponin, fizikisht të fortë, teknikisht të aftë. Vinin pas fitoreve të rëndësishme”.

I pyetur nëse Bodo/Glimt është më i fortë se Borussia Dortmund, Bergomi tha: “Interi humbi 5 ndeshje në Champions dhe fitoi me gjermanët jashtë. Nuk kam gjë me Napolin, por ata ndalen më herët. Unë mbetem te fjalët e Chivu: Djemtë dhanë gjithçka. Në 24 ditët e fundit luajtën 8 ndeshje. Interi duhet të ketë shkëlqim sepse ka mesataren e lartë të moshës, shumë lojtarë mbi 30-35 vjeç. Mungonte kapiteni, kishte mungesa të rëndësishme dhe pati një kundërshtar të fortë”.

Bergomi vlerësoi performancën e Interit: “Për mua ndoqi një rrugëtim të mirë, por gjeti kundërshtar më të fortë. Edhe nën presion, Bodo nuk kishte frikë të driblonte. Interi ishte i zgjuar të mos lejonte kundërgoditje, por nuk luajti mirë. Bodo ishte më e aftë në kundërsulmet e drejtpërdrejta”.

The post Bergomi mbron Interin, pas eliminimit: Dha gjithçka, Bodo më e fortë se Borussia Dortmund dhe Galatasaray appeared first on Telesport.