Begaj: Faktori shqiptarë ka qenë dhe mbetet kyç për stabilitetin politikë dhe avancimin euroatlantik të RMV-së

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Shkup theksoi rëndësinë dhe kontributin e faktorit shqiptarë në stabilitetin politik dhe avancimin euroatlantik në Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas tij përdorimi i gjuhës shqipe dhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk janë vetëm çështje teknike por janë element thelbësor për kohezionin social, për stabilitetin institucional dhe për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, shkruan Alsat.

“Shqiptarët këtu janë shtet-formues dhe kontribuues, janë bashkëpunues, konstruktiv dhe demokratik. Faktori shqiptarë dhe shqiptarët kanë qenë dhe mbeten kyç për stabilitetin politikë në qeverisje dhe në avancimin euroatlantik të RMV-së. Shqiptarët në RMV dhe maqedonasit në Shqipëri mbeten një urë e fortë e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona. Shqipëria e vlerëson arritje historike Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, dhe ne e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë përpjekjet për ndërtimin e një shoqërie funksionale multi-etnike përmes zbatimit të plotë të kësaj marrëveshje dhe respektimit të detyrimeve që rrjedhin prej saj. Ne besojmë se përfaqësimi i drejtë dhe dinjitoz e adekuat i shqiptarëve në institucionet shtetërore, zbatimi i plotë i ligjit të gjuhës, me përdorimin e gjuhës shqipe i cili ka lidhje me identitetin kombëtar shqiptar dhe ruajtja e funksionimi i mekanizmave të barazisë nuk janë vetëm thjeshtë çështje teknike ata janë element thelbësor për kohezionin social, për stabilitetin institucional dhe për perspektivën evropiane”, tha Bajram Begaj, president i Shqipërisë.
Gjatë fjalimit të tije Begaj u ndal edhe në rolin e Korridorit 8, me çrrastë tha se ky korridor është simbol i kësaj epoke të re bashkëpunimi.

“Vendi juaj konsiderohet partner i rëndësishëm ekonomik, veçanërisht në fushën e turizmit dhe të transportit. Mendoj që përmes zbatimit të projekteve të nënshkruara më parë kemi realizuar rezultate konkrete përfshi dhe lehtësimin e lëvizjes në vendkalimet kufitare. Ne duhet ta thellojmë më tepër bashkëpunimin politik, ekonomikë dhe shoqërori dhe të krijojmë sinergji të reja në energjinë e gjelbër, ekonominë digjitale…Korridori 8 është simbol i kësaj epoke të re bashkëpunimi… ky është korridor është energjetik, hekurudhor dhe rrugor, dhe mbi të gjitha korridor i sigurisë evropiane që lidhë Mesdheun me Detin e Zi duke i vendosur dy vendet tona në zemrën e këtij aksi strategjik”, tha Begaj. /Alsat.mk