Me nderime të larta shtetërore, presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova ka prit në takim homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj, shkruan TV21. Siljanovska-Davkova tha se në fokus të diskutimit, mes tjerash ishin edhe lidhjet ekonomike dhe projektet infrastrukturore.

Siç tha presidentja, vizita e Begajt në Maqedoni është konfirmim i marrëdhënieve miqësore dhe partneritetit midis dy vendeve.

“Në një ceremoni me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake, sot e kam pritur dhe i kam dëshiruar një mirëseardhje të ngrohtë Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Në fokus të bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh, lidhjet ekonomike, projektet infrastrukturore dhe perspektivat tona të përbashkëta evropiane.
Vizita zyrtare është një konfirmim i marrëdhënieve miqësore dhe partneritetit midis dy vendeve, si dhe i angazhimit tonë të përbashkët për një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë”, ka shkruar Siljanovska-Davkova.